top of page

Klinika jofitimprurëse Juridike për Refugjatët Jena (Refugee Law Clinic Jena e.V.) është një shërbim këshillimi ligjor studentor për refugjatët. Fokusi ynë qëndron tek ligji për azil dhe migracion. Ne mbështesim migrantët – veçanërisht azilkërkuesit dhe refugjatët – me çështje ligjore dhe, në të njëjtën kohë, ofrojmë një program trajnimi në ligjin e azilit dhe qëndrimit për këshilltarët vullnetarë.

Procedura e azilit ju paraqet refugjatëve sfida të shumta burokratike dhe ligjore. Vendimi në përgjithësi ekzistencial për statusin e qëndrimit dhe pyetjet e mëpasshme në lidhje me integrimin social, ndodhin në një gjuhë dhe një fushë ligjore të huaj. Prandaj, shumë njerëz që ndodhen në këtë situatë kanë nevojë për udhëzim dhe mbështetje adekuate me këshilla ligjore kompetente. Për shkak të situatës së tyre financiare ose personale ose rrethanave specifike në vend, shumë refugjatë nuk kanë qasje në këshilla ligjore adekuate. Klinika Juridike për Refugjatët Jena (Refugee Laë Clinic Jena) dëshiron të kontriboj në përmirësimin e situatës aktuale dhe personale të të prekurve nga këto çështje.

VEPRIMTARITË KËSHILLTARE

Ne ju ofrojmë refugjatëve një mundësi kontakti falas, dhe jemi në dispozicion për të ofruar këshilla dhe ndihmë për çështje ligjore, administrative dhe të tjera. Njëkohësisht jemi në kontakt të ngushtë me avokatë të licensuar. Megjithatë, ne nuk kryejmë punë juridike, por përkundrazi ofrojmë qasje falas në këshilla ligjore, vecanërisht për ata që financiarisht nuk mund të përballojnë këshilla ligjore. Kjo përfshin edhe shoqërimin (sipas kërkesës) në vizita tek zyret për procedura administrative.  

Mbi këtë bazë, programi i trajnimit i drejtohet kujtdo që ka kohë dhe dëshirë të njoftohet mbi ligjin e azilit dhe qëndrimit përmes leksioneve, seminareve dhe praktikave, dhe që më vonë mund të zbatojë njohuritë e fituara mbi baza vullnetare.

bottom of page