Këshilla ligjore
Në raste shumë urgjente, veçanërisht në raste ku afati ka skaduar ose ekziston rreziku i dëbimit, ju kërkojmë të kontaktoni drejtpërdrejt një avokat!
“Clearing“, pra për sqarime të pyetjeve, rasteve (apo të tilla), çdo të premte 17:00-18:00, në Weltraum, Unterm Markt 13, Jena
Këtu do të diskutojmë shkurtimisht nëse mund t’ju ndihmojmë me pyetjet tuaja. Nëse është një temë për të cilën ne nuk kemi njohuritë e duhura, atëherë do t’ju referojmë tek persona me kompetencë të duhur të cilët do të mund të ju mbështesin më tutje. Pasi të keni qenë tek ne, ju do të merrni një kartë konsultimi me të cilën mund të vini të regjistroheni përpara orës së konsultimit të ditës së martë (jo domosdoshmerisht të javës vijuese).
Është e pamundur për ju që të vini për konsultim në terminin e së premtës? Na shkruani një email (beratung[at]rlcjena.de) me pyetjen tuaj për orën e kosnultimin dhe ne do të gjejmë një rrugëzgjidhje.
Orë konsultimi falas për refugjatët dhe migrantët:
Regjistrimi çdo të martë, ora 15:00 në Weltraum, Unterm Markt 13, Jena
Për orë konsultimi, mund të këshillohen normalisht deri në 4 persona. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj nëse nuk mund të garantojmë një konsultim pavarësisht se jeni të pranishëm në orën 15:00.
Orari i konsultimit fillon në orën 16:00 dhe përfundon në orën 19:00.
Gjuha arabe zakonisht mund të përkthehet pa marrëveshje paraprake. Nëse nevojiten gjuhë të tjera përpos gjuhës arabe, kërkojmë nga ju që të shoqëroheni nga përkthyesi juaj ose të regjistroheni me email (beratung[at]rlcjena.de) një javë më parë me informacion, se për cilën gjuhë ju nevojitet përkthyesi.